Helikopteri rrëzohet në rezervuar gjatë xhirimeve për një reality show, në Argjentinë

420
Një helikopter i cili ishte duke u përdorur për të filmuar një reality show MTV është rrëzuar në një rezervuar në Argjentinë. Nga aksidenti i helikopterit mbetën të vrarë piloti dhe një teknik. MTV tha se helikopteri po fluturonte për të xhiruar vendin për shfaqjen The Challenge. Asnjëri prej viktimave nuk ishte anëtar i ekuipazhit të filmit, raportoi kanali US, dhe se askush tjetër nuk ishte në bord.

Polumbarët kanë patur vështirësi në gjetjen e trupave, deklaroi ministri i sigurisë për provincën Mendoza, Gianni Vernier. Mbetjet e helikopterit mendohet të jenë në një thellësi prej 60 metrash.
Sigal