Ballina Bota dhe Rajoni Hawai/ Shfaqet peshkaqeni i bardhë më i madh në botë

Hawai/ Shfaqet peshkaqeni i bardhë më i madh në botë

580
Sigal

Disa vite pas daljes së fundit, është shfaqur në ujërat e Haëaii, Deep Blue, peshkaqeni i bardhë më i madh në botë. Gjatë një zhytje në brigjet e Oahu, një grup zhytësit janë gjendur ballë për ballë me kafshën.

Ekzemplari gjigand, një femër rreth 6 metra e gjatë dhe me një peshë 2.5 ton, ishte fatmirësisht një peshkaqen ‘xhentil’, që i ka lejuar ekspertët ta përkëdhelin, ashtu siç duket në fotot dhe videon e publikuar nga zhytësit.

‘Dolëm në det në agim dhe ajo qëndroi me ne pothuajse gjithë ditën’, ka shpjeguar zhytësi Ocean Ramsey për ‘Honolulu Star-Advertiser.

Rrumbullakësia e Deep Blue, që i ka befasuar zhytësit- të bën të mendosh për një shtatzëni. ‘Femrat shtatzëna janë më të sigurtat me të cilat mund të rrish, edhe me peshkaqenët më të mëdhenj e më të vjetër. Ato panë gjithçka përfshirë edhe neve’, ka shtuar Ramsey.

foto galeri foto galeri foto galeri