Hashim Thaçi shkel Podgoricën Masat e policisë si ndaj Klinton

455
Sigal

Zv.Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Thaci,ka mbërritur tani në Podgoricë. Policia e këtij shteti ka marrë masa të shtuara policore,që sipas mediave atje,janë sikurse për Bill Klinton. Policia e Malit të Zi ka shtuar masat e sigurisë në rrugët e Podgoricës ashtu sikurse më 11 maj të vitit 2011, kur kryeqytetin e këtij vendi e vizitoi ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. 

Kështu e përshkruan nivelin e sigurisë sot portali i së përditshmes malazeze, “Vjesti”, në ditën kur atje pritet të arrijë për vizitë zyrtare Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës “Vjesti”, një ditë më parë policia malazeze ka ngritur në “shkallën një” nivelin e sigurisë, që do të ketë përgjegjësi për të ruajtur shefin e dilomacisë kosovare.

Këto masa të sigurisë janë shtuar duke pasë parasysh të dhënat që shërbimi sekret malazez ka mbledhur, ku sipas informatave të mediave të atjeshme, Thaçi mund të jetë edhe objekt i një atentati nga qarqet shoviniste serbe.

Me gjithë kërcënimet e publikuara së pari në mediat proserbe në Mal të Zi, Thaçi nuk ka menduar asnjëherë të anulojë këtë vizitë, ndërsa zyrtarë të tij, mundësinë e një atentati e kanë quajtur si shantazh me porosi të Beogradit, që ka si qëllim minimin e raporteve të mira ndër-fqinjësore që Kosova është duke ndërtuar në rajon.

Po sot, forca të shtuara policore janë parë edhe përpara Ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë, pak çaste përpara arritjes së zëvendëskryeministrit Thaçi, i cili do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit malazez, përfshi presidentin Filip Vujanoviq dhe kryeministrin Millo Gjukanoviç.

E nderkaq Shoqata e personave të zhvendosur në Mal të Zi neser do të mbajë një protestë kundër vizitës së Hashim Thaçit në Mal të Zi.

Kjo shoqatë ka vendosur sllogane kundër shkuarjes së Thaçit në Mal të Zi, duke e quajtur madje edhe kriminel lufte. Drejtori i Policisë së Malit të Zi Nikola Janjusheviç per mediat e atjeshme ka thënë se tashmë është përgatitur një numër optimal i forcave policore që do ta vëzhgojnë këtë tubim të protestuesve dhe, sipas tij, ata do të reagojnë ndaj çdo tentimi për të krijuar incidente. 

Marrë nga RTK