Hashim Thaçi mbledh partitë, opozita e bojkoton

408
Sigal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar liderët e partive politike në vend për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Asnjëra prej partive opozitare nuk po merr pjesë në këtë takim ku janë kryeministri i vendit njëherësh kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe Enver Hoxhaj nga PDK në mungesë të Kadri Veselit, i cili ndodhet për vizitë në Hungari, ndërsa nga PD merr pjesë Ferid Agani si dhe liderët e partive tjera minoritare.

Pjesë e takimit janë edhe Ambasada e SHBA-ve, Zyra e BE-së në Kosovë dhe OSBE-ja.