Hashim Thaçi: Kuvendi është uzurpuar nga deputetët opozitarë

427
“Kuvendi është uzurpuar nga deputetët opozitarë”, deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në fjalën e mbajtur para deputetëve. Thaçi theksoi se situata aktuale në vend rrezikon marrëveshjet ndërkombëtare.

Hashim Thaçi: “Kuvendi është uzurpuar dhunshëm nga një grup deputetësh opozitarë dhe nuk mund të sillemi sikur nuk po ndodh asgjë. Po na mohohet e drejta për të komunikuar me qytetarët e Kosovës nga ana e opozitës. Ata përdorin mjete të papranueshme prandaj ky është shqetësimi im. 

Ne u detyruam me ardh në këtë sallë dhe në të njëjtën kohë i tejkaluam veprimet jo të mira, po rrezikojmë marrëveshjet ndërkombëtare me këtë gjendje aktuale që është shqetësuese”. Zëvendëskryeministri ftoi deputetët opozitarë të rikthehen në sallën e Kuvendit, duke shprehur bindjen se dialogu politik dhe mirëkuptimi janë zgjidhja e vetme.
Sigal