Hashim Thaçi: Kosova po bën hapin më të rëndësishëm, drejt anëtarësimit në BE

464
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi të martën se Kosova sot po bën hapin më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Nënshkrimi i MSA-s është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës dhe e përkushtimit tonë për vlera evropiane. Kjo marrëveshje kontraktuale përmban detyrime të dyanshme: zotim të Kosovës për reforma dhe zotim të BE-së për të na ndihmuar shumë më shumë në këtë proces, deri në përmbushjen e perspektivës evropiane”, thekson Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook.
Sigal