“Harron” rraketat bërthamore, Kim Jong-Un shfaqet me gruan në një dyqan kozmetike

692
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un duket se ka harruar për një moment bombat bërthamore teksa është fotografuar në një qendër kozmetike me gruan e tij.
Kim vizitoi fabrikën e prodhimit në Penian me gruan e tij, Ri Sol-Ju, dhe u bëri thirrje femrave të vendit të tij të “bëhen më të bukura”.
Bashkëshortja e tij e cila ka munguar së shumti në daljet publike përgjatë këtij viti, besohet se i ka dhënë jetë fëmijës së tyre të tretë.
Megjithatë, ajo u pa për herë të parë këtë vit në muajin korrik, kur çifti ishte i pranishëm në një banket për të festuar nisjen e testit të suksesshëm të një rakete balistike ndërkontinentale.
Çifti u martua në vitin 2009, në një martesë që besohet se është rregulluar nga i ati i Kim Jong-Un.


Sigal