Haradinaj: “Unë kryeministër, Thaçi president”

565
Sigal

 PRISHTINË/ Ka nisur beteja mes Thaçit dhe Haradinajt për frenat e drejtimit të  Kosovës

  Ish – Kryeministri, Ramush Haradinaj shfaqet i kursyer, teksa elaboron skenarin për të udhëhequr një koalicion mes PDK-së dhe AAK-së. Thotë se e ka planin se si do të bëhet Kryeministër”. Hashim Thaçi e ka dëgjuar me korrektësi idenë time dhe do të ulemi sërish për të biseduar. Nëse marrëveshja ndërmjet AAK-së dhe PDK-së e përfshin postin e Presidentit, ne do ta shqyrtojmë atë”, ka thënë lideri i AAK-së. Haradinaj e ka të qartë se rikonfigurimi i pushtetit që mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme mund të përfshijë edhe ndërrimin e Presidentes aktuale, pavarësisht se këtë e elaboron kujdesshëm. Nëse Haradinaj gjen gjuhë të përbashkët me Hashim Thaçin, ky i fundit mund ta marrë postin e Presidentit duke e larguar Atifete Jahjagën. Por, kreu i AAK-së lë të kuptohet se me postin e Shefit të Shtetit duhet të merret Lideri i PDK-së. Këtë punë dy aktorët politikë e kanë diskutuar të mërkurën e kaluar gjatë një darke.  “Në rast se ka implikim që unë për me marrë udhëheqjen e Qeverisë, atëherë duhet me ba edhe ndërhyrje të tjera institucionale sikur rasti i institucionit të Presidentit, atëherë duhet me e rishqyrtu se a mundë të bëhet, si bëhet dhe çka vjen”, ka thënë Haradinaj në intervistë për Express. Gjatë intervistës, ai përmend 43 herë fjalën “me punu” dhe asnjëherë ndonjë akuzë për krim e korrupsion. E për krejt këto zhvillime jo fort demokratike që mund të përsëriten me ndërrime në udhëheqjen e shtetit sikur kishte ndodhur në vitin 2006, Haradinaj ka një përgjigje. “Është një realpolitikë e imja për gjendjen e tashme”, ka theksuar Haradinaj.