Haradinaj thirrje deputetëve: Votoni Demarkacionin me Malin e Zi

273
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bëri thirrje deputetëve që të jenë të pranishëm në seancën e së martës në Kuvend, ku në rend dite është Demarkacioni me Malin e Zi.
Haradinaj përmendi deklaratën e deputetit Adem Hoxha, i cili ka thënë se do ta votojë Demarkacionin nëse vota e tij është vendimtare, por tha se duhet të jenë vigjilent të mos ndodh ndonjë dështim. Sipas tij, mungesa e një deputeti në seancën e së martës është porosi për me mbajt Kosovën në izolim. “Çështja e votës është proces derisa ndodh. Ne e kemi votën por duhet të jemi serioz dhe vigjilent që të mos ndodhë ndonjë dështim. Për këtë arsye ne shkojmë me seriozitet të madh që të martën të jenë të gjithë. Mungesa e një deputeti në seancë të martën është porosi me mbajt Kosovën në izolim. Ne kemi negociuar me Listën serbe, s’kemi gjet një gjuhë të përbashkët deri tani. I bëjë thirrje Visarit e kolegëve tjerë të mendojnë pak ku jemi ardhur. Nëse në këso momente nuk e kuptojmë rolin tonë, nuk e di si do të reflektojnë proceset”, tha ai, express.
Ai tha se me përfshirjen në Projektligj të raportit shtetëror, me deklaratën e dy presidentëve, atij të Malit të Zi dhe të Kosovës ka argumente të mjaftueshme për votë pro Demarkacionit. “Ju bëj thirrje deputetëve të Kuvendit, të deputetëve të Vetëvendosjes, pastaj të krahut të Ymerit, se kemi marrë premtim që LDK do ta votojë. U bërë thirrje edhe këtyre ta votojnë. Nuk ka arsye për një temë kaq nacionale të ndahemi. Edhe pritjet e qytetarëve janë që ne të reflektojmë”, tha Haradinaj. Ai tha se është e pakuptimtë vota kundër Marrëveshjes në këtë situatë të re të krijuar, pasi tani më është deklarata e dy presidentëve, është raporti i ri i Komisionit shtetëror.