Haradinaj, të mërkurën në Tiranë. Vizita e parë si kryeministër

481
Në vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbërrin të mërkurën në Tiranë.
Në axhendë është parashikuar një takim me Kryeministrin Edi Rama, takim që do të zhvillohet në “Pallatin e Brigadave”, vend ku do të bëhet dhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.
Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Sigal