Haradinaj: Shantazhit të Beogradit po i vjen fundi

372
Sigal

Kryeministri Ramush Haradinaj shprehet se aplikimi i rreth 40 serbëve për t’u bërë ushtarë të Kosovës dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të serbëve të Kosovës nga Beogradi po i vjen fundi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj tregon se ka vullnet të bashkëqytetarëve serbë që të integrohen në strukturat e Kosovës së 17 shkurtit.
“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, shkruan Haradinaj.