Haradinaj: Po marrëveshjeve me Serbinë, kundër shkëmbimit të territoreve

396
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Ramusha Haradinaj deklaroi se është dakord për një marrëveshje ligjore me Serbinë, por jo për shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh.

Këtë deklaratë e bëri gjatë një konference për mediat, ku tha se është i interesuar për marrëveshje me Serbinë edhe për mbylljen e çështjeve të mbetura.

Deklarata:

Qëndrimet tona ju i dini, me rëndësi është që ka ardhur Palmer në Kosovë. Një njeri i rangut të tij, duke pasur parasysh sa janë të ngarkuar me tema, vërtet dëshmon vendosmëri të Amerikës me mbet me Kosovën dhe rajonin.

Kemi bërë një prononcim atë ditë me deklaratë, e dini. S’ka ndryshim, s’ka ndonjë të re. Mund ta përsërisë veten. Po marrëveshjeve ligjore, obligative për njohje reciproke me Serbinë, jo marrëveshjeve bazuar as në territore, as në kufi.

Ato janë kamuflazhe për ndarje. Jemi të interesuar për pajtim dhe për përmbylljen e çështjeve të mbetura.