Haradinaj: Në Bruksel insistova që pjesë e dialogut të jetë edhe SHBA

521
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin e fundit që pati në Bruksel, ka insistuar tek përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, që pjesë e dialogut në mes Kosovës e Serbisë, të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo sipas tij duhet të ndodhë pasi tash e një kohë të gjatë, dialogu i zhvilluar tash e disa vite, është proces i ngadalësuar dhe po ashtu ka disa raste që sipas Haradinajt, Serbisë po u mundësohen disa çështje të tjera, njofton Klan Kosova.
”Qëndrimi im është me kohë të gjatë kritikues ndaj dialogut që është i ngadalshëm, që është njëfar humbje kohe”.
”Kam insistuar që të kalojmë në finalen e këtij dialogu e njëkohësisht të jetë edhe SHBA në tavolinë”.
Tutje i pari i Qeverisë Haradinaj, ka folur edhe për atë se çka është diskutuar jasht temës së dialogut mes Kosovës e Serbisë, ndërsa ka deklaruar në Zona e Debatit se nga Brukseli morën lavdata për punën institucionale që po e bëjnë, njofton Klan Kosova.
”Na dhanë lavdata për punën që po e bëjmë, por për ta ishte e tepruar pse unë po shkojë shumë shpejt në kërkesa. Unë iu shpjegova që nuk kemi pse me shku më, në një proces që nuk ka fund”.
”Nëse edhe neve nuk na e japin një hartë të saktë se ku shkojmë ku arrijmë me këto, nuk ka logjikë të vazhdohet”.
”E shoh normale atë se çka kam bërë atje, sepse edhe kemi humbur kohë. Të dyja palët na kanë thir në tavolinë, e në fund njërës i thonë datën se kur anëtarësohet në BE e njërës as që bëhet fjalë për liberalizimin e vizave”.
”Besoj në Kosovën europiane, por smundesh në pakufij me iu thanë se kjo është e drejtë. Pse ne duhet me prit gjatë kohë derisa pesëshja e BE-së të na njoh si shtet”, ka përfunduar Haradinaj, në Zona e Debatit, njofton Klan Kosova.
Sigal