Haradinaj mesazh liderëve në Sofje: Me liberalizimin e vizave nuk do të emigrojmë

518
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë ju ka thënë liderëve botërorë në samitin e Sofjes. Në një intervistë për “Info Magazinë”, Haradinaj ka thënë se ju kam treguar se çfarë do të ndodh në Kosovë nëse na liberalizohen vizat.

“U thashë se me liberalizimin e vizave ne nuk do të shkojmë emigrantë”, ka thënë Haradinaj.

Ndër tjera Haradinaj është shprehur se “liderët i kam paralajmërua se tema e madhe e mbetur është definimi i çështjes Kosovë-Serbi, njohja në këtë rast. Nuk ka zgjidhje tjetër. Serbia pa e njohur Kosovën nuk mund të hyjë në BE”.

Sot është mbajtur Samiti i Sofjes, ku pjesë e tij kanë qenë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.