Haradinaj: Këta udhëheqës e kanë çuar popullin deri aty sa vrasin vëllain

409
amush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një tubim të subjekteve opozitare, ka thënë se pavarësisht dallimeve, kauza i ka bashkuar, duke premtuar se do të jenë edhe më të shumtë.
“Ne edhe mund të jemi të ndryshëm, por në kauzën tonë jemi bashkë. Jemi kaq shumë dhe do të jemi edhe më shumë sepse ata që po e udhëheqin Kosovën janë mashtrues dhe të padinjitetshëm në kryerjen e detyrave që kanë”, tha Haradinaj, shkruan Klan Kosova. “Këta udhëheqës e kanë çuar popullin deri aty sa vrasin vëllain. Ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë zërin e qytetarëve”.
“Këta politikanë na kanë thënë se do të na ofrojnë jetë të dinjitetshme, se do të kemi zero korrupsion, se do ta paguajmë më lirë rrymën, e shumë të tjera”. “Ku është Kosova sot? Po flas deri në ditën kur kemi filluar protestën. Kosova është e izoluar në Ballkan, jo në Evropë”, tha lideri i AAK-së.
Sigal