Haradinaj i emocionuar i drejtohet qytetarëve: Armikut më i keq i shqiptarëve…

491
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u është drejtuar mijëra qytetarëve në sheshin “Zahir Pajazit” pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelin në Colmar të Francës.
Ai ka thënë, se nuk di si ta shpjegoj ndjenjën që e përkrahen shqiptarët e diasporës, por u shpreh i mllefosur me institucionet e vendit, i cili tha se nuk kanë bërë mjaftueshëm ndaj “armikut më të keq të shqiptarëve, Serbisë”, raporton lajmi.net.
“Gjate gjithë kësaj kohe nuk kam qenë vetëm, kam gjetur përkrahje nga gjithë diaspora jonë dhe nga gjitha trojet shqiptare. Nuk di si të tregoj se çfarë ndjenjë ishte të kem përkrahjen që kam pasur nga të gjithë, ishte ndjejnë besnikërie”.
“Edhe një herë si dikur u ndjeva pa shtet. Institucionet e Kosovës nuk ishin në nivelin e duhur. Ideja që unë të ekstradohem në Serbi është thirrje për lufte. Nuk jam tallë as nuk kam bë hajgare, por Vuçiqi, Daçiqi dhe babai i tyre Millosheviqi kanë bërë krime në Kosovë për këtë kam thënë se ekstradimi im është shpallje lufte”.
“Nëse dikush në Evropë, nëse Franca ka harru, nëse dikush këtu ka harru se për këtë tokë është luftu, nëse Beogradi kujton se shqiptari harron, i them kurrë”.
“Armikut të keq Serbisë duhet t’i tregojmë vendin ashtu siç e bëri kroati”, u shpreh ai.
Sigal