Haradinaj flakë për flakë Thaçit: Dëmi i shkaktuar duke bërë pazar me sovranitetin e Kosovës, i madh

554
Sigal

Kryeministri Haradinaj i është përgjigjur presidentit Thaçi, duke deklaruar se ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti i Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, dëmi që i është shkaktuar Kosovës nga këto pazare është i madh, ka shkruajtur Haradinaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

‘Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara. Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik’, shkruan Haradinaj në profilin e tij në ‘Facebook’.

Më herët, Thaçi, shkruante në llogarinë e tij në ‘Facebook’ se se veprimet e nxituara dhe të pamenduara të institucioneve të Kosovës e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës.

‘Ngërçi në dialog dhe anulimi i Samitit të Parisit për të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë, shënon hap prapa për të ardhmen evropiane. Prandaj, i bëj thirrje BE-së dhe SHBA-së që të mos i ndalin përpjekjet e tyre për rifillimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes paqësore’, shruante Thaçi në faqen e tij në ‘Facebook’.