Haradinaj: Do i kërkojmë Serbisë dëmshpërblim për krimet e luftës, në Berlin s’ka shkëmbim territoresh

417
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka deklaruar se Prishtina do kërkojë dëmshpërblime nga Serbia për krimet e luftës, por shtoi se kjo nuk do jetë në tryezën e bisedimeve në Berlin.

“Kjo është një çështje e rëndësishme që duhet të zgjidhet, ajo është jetike për viktimat dhe për drejtësinë. Por unë nuk mendoj se kjo do të jetë çështje që do të zgjidhet në Berlin”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Sipas Haradinajt, delegacioni i Kosovës ka për të shprehur disa pikëpamje dhe për të dhënë kontribut, por nuk pret që në Samitin e Berlinit do të ketë ndonjë sukses.

Haradinaj ka shtuar gjithashtu se nuk ka ndryshuar nga pozicioni për njohjen e Kosovës në kufijtë ekzistues, ndërsa ka theksuar se nuk do pranojë asnjë shkëmbim territori me Serbinë.

“Këto janë histori të shekullit të kaluar. Në Berlin ne do të shkojmë për të diskutuar për zgjidhjen përfundimtare të çështjes mes Serbisë dhe Kosovës. Më shumë me atë se si për të zgjidhur çështjet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë”.