Haradinaj: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, kufijtë s’preken

421
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë por pa i diskutuar kufijtë e Kosovës.

“Kemi nevojë për dialog dhe jam për vazhdimin e dialogut, sepse heqja e këtyre temave të mëdha nga tavolina i kontribuon vendit, është koha me i zgjidh çështjet e hapura me shtetin fqinj por çështja e territoreve nuk është çështje e hapur me Serbinë”, tha kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, raporton Zeri.info.

Kryeministri Haradinaj tha se duhet ta negociojmë njohjen me Serbinë por me paprekshmëri të asaj që kemi krijuar.

Në një diskutim me studentët e fakulteti të Filozofikut, Haradinaj foli edhe për liberalizimin e vizave për të cilin tha se nuk kanë hequr dorë dhe se po punojnë mjaftë shumë për tu futur në agjendë.

Kryeministri në atë takim gjithashtu theksoi se vendosja e taksës Për produktet serbe nuk është bërë për shkak të arrogancës apo për qëllime të tjera por qartë bërë prej “zorit” sic tha ai për shkak të agresionit të Serbisë dhe problemeve që kemi ne me ta në treg.

Kryeministri përmendi edhe anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku tha se nga kjo do të fitonin të gjitha policitë e botës dhe se me këtë do të humbte krimi dhe do të fitonte ligji.

Dekani i Fakultetit Filologjik, Bujar Dugolli, tha se jemi të interesuar që qeveria Haradinaj ta ketë prioritet arsimin e lartë.

“Me ndihmën e Qeverisë duhet të rriten kapacitetet dhe të korrim suksese më të mëdha”, tha Dugolli.