Haradinaj: Deri në vitin 2020 presim anëtarësimin e Kosovës në NATO

538
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se brenda kësaj dekade presin ta përmbyllin anëtarësimin në NATO.
Haradinaj këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme me temë “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”.
Haradinaj tha se rolin e NATO-s e shohin në parandalimin e luftës dhe ekstremizmit, si dhe ndihmë për sigurinë dhe paqen në botë.
“Dinamikat rajonale në kohën që po jetojmë kanë ndikim vendimtar në sigurinë rajonale dhe sidomos në Ballkan, duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Asnjëri nga ne nuk mjafton që të sigurojmë vetveten prandaj dhe duhet të kemi bashkëpunim të ndërsjellë. Sfidat që i veçojmë janë terrorizmi global, ndërhyrja e Rusisë në Ballkan, rreziqet ekonomiko- sociale, kibernetike. E shohim NATO-n si faktor të posaçëm të stabilitetit ndërkombëtarë, dhe parandalimin e radikalizmit, luftën e dezinformimit”, ka thënë Haradinaj.
Sigal