Qeveria Holandeze e ka bërë publike vendimin e saj në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë që ka për kryeministër Edi Ramën.
Ministri i Jashtëm Stef Blok është shprehur sot në Dhomën e Ulët të parlamentit holandez se qeveria ku ai bën pjesë nuk është e interesuar për të hapur negociatat me Shqipërinë.
Por Blok mendon ndryshe për Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, negociatat me Maqedoninën e Veriut duhet të hapen.
‘Qeveria nuk është e interesuar në negociatat e pranimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.
Për Maqedoninë Veriore ajo e lë derën hapur’. Këtë gjë e bëri të qartë ministri i Punëve të Jashtme, Stef Blok.
‘Shqipëria ka akoma një rrugë të gjatë për të bërë,’ tha Blok. Por ai u shpreh më pozitiv për Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, atje janë ndërmarrë hapa të mirë.