Hapet linja hekurudhore Austri-Gjermani, por ka kontrolle të rrepta

63
Linja hekurudhore midis Austrisë dhe Gjermanisë ka filluar përsëri funksionimin mëngjesin e sotëm, pas pezullimit të djeshëm nga qeveria gjermane. Ky vendim erdhi si pasojë e përpjekjeve të Berlinit për të frenuar valën e refugjatëve që tentojnë të futen në vend.
Një zëdhënës i kompanisë gjermane të hekurudhave bëri të ditur se trenat drejt Austrisë filluan aktivitetin e tyre në orën 7 të mëngjesit. Nga ana tjetër autoritetet hekurudhore austriake bën me dije se linja drejt Gjermanisë është hapur përsëri por njoftuan se do të ketë kontrolle të rrepta të dokumenteve në kufi.