Hap pas në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, Serbia do kërkojë nga BE të rishqyrtojë njohjen e Kosovës

563
Beogradi zyrtar do t’i dërgojë një letër 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pas rastit të pavarësimit të Katalonjës.

Siç mëson “Novosti” serb, kjo kërkesë e presidentit Aleksandar Vucic do t’i bëhet BE-së pas mesazhit të Brukselit, i cili ka thënë se Kosova dhe Katalonia nuk janë raste të njëjta.

Letra e cila do të dorëzohet në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor nga vet kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ku njëra nga pyetjet është “A vlen sistemi i drejtësisë ndërkombëtare vetëm për shtetet e BE-së apo për të gjithë”.

Ky veprim i serbëve do të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që kurrsesi mos të dëmtohen spanjollët, të cilët janë në mesin e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, pas Greqisë, Sllovakisë, Qipros dhe Rumanisë.

Presidenti Vucic ka thënë se nuk pret që Brukseli të reagojë pas letrës zyrtare që do të dërgojë Serbi, por sipas tij, është detyrë e tyre të mbrojnë interesat e vendit të tyre.

“Kemi gabuar në vitet 1999, 2004 dhe 2008 por më nuk do të ndodh. Për shkak të ndërgjegjes sonë jemi të detyruar të dërgojmë këtë letër, derisa shqiptarët mund të flasin atë që iu vije në mendje”, ka thënë Vucic

Sigal