Hakerët shqiptarë sulmojnë faqen e televizionit të njohur francez “Canal Plus”

427
Hakerët shqiptarë kanë sulmuar faqen e televizionit të njohur francez dhe kjo është bërë me qëllimin e vetëm që të dërgojnë një mesazh tek bota. Ata nuk kanë vepruar të vetëm pasi në bashkëpunim me ata marokenë, kanë sulmuar faqen e televizionit francez “Canal Plus”. Në porosinë që kanë lënë pas sulmit të faqes zyrtare, hakerët kanë thënë se me këtë sulm, nuk kanë pasur qëllim që të bëjnë dëme, por të dërgojnë një mesazh tek bota. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi “AMAR SHG”, të prezantuar si hakerë nga Maroku dhe Shqipëria. Për t’u kundërpërgjigjur ndaj sulmeve në Siri, ky grup i hakerëve edhe më herët ka sulmuar faqe kryesisht të Afrikës së Jugut. Canal Plus ka reaguar kundër këtij sulmi, duke thënë se faqet tani janë rikthyer në përdorim.
Sigal