Hakerët rusë mund të ndërhyjnë edhe në zgjedhjet në Gjermani

462
Sigal

Politikanët gjermanë
kanë paralajmëruar se hakerët dhe të tjerë që veprojnë për shtetin rus mund të
dëmtojë zgjedhjet e përgjithshme e Gjermanisë vitin e ardhshëm.

Zgjedhjet gjermane
janë në rrezik nga “manipulimi i jashtëm”, tha Wolfgang Bosbach, një
deputet i lartë në partinë e kancelares Angela Merkel CDU.

Rusia u fajësua për
një sulm kibernetik në parlamentin gjerman vitin e kaluar.

Një zyrtar i sigurimit
gjerman tha se ishte “shumë e mundshme”, se dosjet sekrete të
publikuara nga Wikileaks dy javë më parë,  kanë origjinë nga ky sulm
kibernetik.