Hakerat vjedhin mbi 500 milionë dollarë

566
Hakerat vodhën 534 milionë dollarë nga shkëmbimi valutor dixhital japonez Coincheck, njoftojnë mediat lokale. Në deklaratën e Coincheck thuhet se hakerët kanë thyer fjalëkalimet të premten në ora 02:57 sipas kohës lokale.
Kripto-valutat u dërguan nga adresa NEM e Coincheck.
NEM është një kriptovalutë e ndërtuar në sitsemin e ngjashëm si Bitcoin.
Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi se Presidenti i Coincheck, Koichiro Wada gjatë një konference për media të premten vonë tha se kompania mund të kërkojë ndihmë financiare.
Kompania me qendër në Tokio bllokoi transaksionet për të gjitha valutat e kriptuara pas sulmit kibernetik, përveç Bitcoin.
“Blerjet dhe shitjet e kripto-valute, përveç BTC (altcoins) momentalisht janë të kufizuara. Ju lutem pranoni falje për këtë shqetësim”, thuhet në faqen zyrtare të Coincheck.
Pas vjedhjes, vlera e përgjithshme e shkëmbimit të kripto-valutës u zvogëlua me rreth 10 për qind ndërkohë që pati një humbje prej gjashtë trilionë jen japonez (55.3 miliardë dollarë).
Kjo mund të jetë vjedhja më e madhe e kripto-valutës
Sigal