Hakerat sulmojnë qindra politikanë gjermanë, e prekur edhe Angela Merkel

547
Sigal

Hakerat kanë sulmuar të dhënat e qindra politikanëve. E prekur është edhe Angela Merkel dhe të gjitha partitë. Përveç AfD-së. Të dhënat janë publikuar në internet.

Ministrja e Drejtësisë Katharina Barley flet për sulme “të rënda”. Media e parë që ka raportuar për këtë ngjarje është Rbb, ku thuhet se hakerat kanë sulmuar të dhënat e politikanëve dhe të artistëve, si telefona celularë, chat-e private, adresa dhe dokumente të tjera, të cilat më pas janë publikuar.

Ato janë publikuar së pari në një llogari Twitter-i, e cila për një kohë të gjatë ka mbetur e pazbuluar. Të prekur janë politikanë nga të gjitha partitë në Bundestag, përveç partisë populiste  të djathtë “Alternativa për Gjermani” (AfD).

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) është ndër personat e sulmuar nga hakerat, shkruan gazeta “Bild”. Thuhet se ndër dokumentet e kapura nga hakerat janë një numër faksi, një adresë e e-mailit dhe shumë letra, që ka dërguar kancelarja apo i janë dërguar asaj.

Deri tani nuk dihet saktë sa të ndjeshme janë të dhënat e sulmuara. Por flitet se në mesin e dokumenteve të kapuara janë edhe të dhëna nga xhirollogaritë. Gazeta “Bild” thotë se ndër personat e prekur më së shumti janë ekologjisti Robert Habeck, sekratari i përgjithshëm i SPD-së Lars Klingbeil dhe ish-shefi i SPD-së Sigmar Gabriel.

“Tentativa për dëmtimin e demokracisë!”

Barley thotë se “Iniciatorët kanë dashur të dëmtojnë besueshëmrinë tonë ndaj demokracisë dhe institucioneve.” Politikania e CDU-së kërkon hetime të shpejta dhe zbulimin e sfondit të mundshëm politik të këtyre sulmeve.

Deri tani nuk dihet se kush është përgjegjës për këto sulme dhe cilat janë qëllimet e publikimit të të dhënave personale. Ndër të dhënat e publikuara janë edhe numrat e telefonave, si dhe dokumentat me të cilat politikanët kanë konkurruar në kongreset e partive të tyre për ndonjë post.

Këto sulme janë vlerësuar me shumë seriozitet nga të gjitha grupet parlamentare. Ato menjëherë kanë filluar hetimet të berdëshme.

Të prekur janë jo vetëm politikanët në federatë, por edhe ata lokalë dhe artistë. Rbb njofton se sipas të dhënave të deritanishme, nuk është publikuar ndonjë informacion tepër i ndjeshëm. Por publikimi i të dhënave private ka shaktuar dëme të mëdha.

Twitter është publikuar në kohën e Krishtlindjeve

Rbb shkruan se pronari i llogarisë në Twitter, nga i cili janë përhapur përmes këtij rrjeti, ka shkruar edhe vet për çështje si Security Researching, Artistë, Satira apo Ironia. Mendohet se pronari i llogarisë në Twitter ndodhet në Hamburg. Ndërsa të dhënat e para duket se janë botuar që në kohën e Krishtlindjeve, por askush nuk i ka vënë re ato deri të enjten (03.01) në mbrëmje