Hajro LIMAJ/ Me Kubën përfundoi, apo u ringjall Lufta e Ftohtë

517
Sigal

“Duke bërë të njëjtën gjë për 50 vjet, nuk mund të presim për të marrë përfundim tjetër. Tani është koha e një përafrimi të ri. Të përfundojmë përafrimin jashtë kohorë që dëmton interesat tona dhe të normalizojmë marrëdhëniet midis dy vendeve tona“. Këtë deklaratë Presidenti Obama e bëri para disa ditësh kur shpalli rifillimin e marrëdhënieve të ngrira për 53 vjet midis Amerikës dhe Kubës. Edhe lideri Kubanes, Raul Castro i’u përgjigj me të njëjtën gjuhë.

Kuba, ishte simboli i dytë i madh i Luftës së Ftohtë që ngeli mbas Murit të Berlinit. Për më tepër dislokimi i raketave sovjetike me mbushje bërthamore në Kubë në vitin 1962′ dhe, e solli në prag lufte bërthamore Amerikën me Bashkimin Sovjetik. Dheu bë kulmi i Luftës së Ftohtë. Muri i Berlinit u rrëzua para 25 vjetësh. Dhe tani me mirëkuptimin e të dy vendeve, tretet simboli i dytë i Luftës së Ftohtë. Dhe kjo nga disa drejtime komentohet në formën e trashëgimisë së Luftës së Ftohtë që ju la historisë. Por ky zhvillim neve na thotë më shumë se kaq. Nga njëra anë regjistron përfundimin e Luftës së Ftohtë. Por nga ana tjetër ngre pluhurin e atyre viteve.

Përpara çdo gjëje, koha e kësaj deklarate nga Obama dhe Kastro është shumë kuptimplote. Për më tepër para një dite nga kjo, Shtëpia e Bardhë kishte deklaruar se Obama do të firmoste një projekt ligj që do të rriste detyrimet kundër Rusisë. Përsëri, ishte mbas një dite edhe mbledhja e shtypit vjetore e Putinit që u transmetua direkt në kanalet e televizioneve të botës. Për arsye të shtrëngimit të rripit ekonomik që ndodhet Rusia, të gjithë sytë i kishin tek ato. Për më tepër që dihet se Putini punon prej muajsh të rigjallërojë marrëdhëniet me Kubën që ishte aleate e Luftës së Ftohtë e Bashkimit Sovjetik. Verën e kaluar Putini, kur ndodhej në turin e Amerikës Latine vizitoi edhe Kubën. Dhe në këtë vizitë, Kubës i falën 90 % të 35 miliard dollarëve borxh që i kishte ngelur nga periudha e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Rikonstruksioni i portit më të madh të Kubës, ndërtimi i aeroportit të ri, kërkimi i gazit natyror në hapësirat e Kubës ishin premtimet e tjera të Putinit. Gjithashtu ai tha se “Do të mbështesim në kapërcimin e izolimit jashtë ligjor që u ka bërë Amerika miqve tanë kubanezë”. Ndërsa më e rëndësishmja, e cila u publikua më vona nga kjo vizitë ishte dëshira e Putinit për të rihapur në Kubë qendrën e zbulimit dhe bazën më të madhe ushtarake të Bashkimit Sovjetik të viteve të Luftës së Ftohtë të BRSS. Edhe Kastro nuk e fshehu mbështetjen që do i jap Putinit për çështjen e Ukrainës. Ndërsa tani Kuba, po i hapet tregut Amerikan. Dhe kjo, do të rrisë seriozisht raportin tregtar midis dy vendeve. Për këtë arsye do të zvogëlojë në të njëtin raport pavarësinë e Kubës ndaj Rusisë. Ky do të jetë një sulm serioz ndaj Rusisë që po tronditet me rënien e vlerës së rublës .

Ky zhvillim i ri, mund të zhvillojë edhe marrëdhëniet e Amerikës me shtetet socialiste të Amerikës Latine. Për më tepër kur embargo, ishte damari kryesor që ushqente thënien anti-imperialiste dhe të majtët e rajonit