Hahn: Zgjedhje të reja të parakohshme në prill të 2016 në Maqedoni

480
Në Maqedoni do të zhvillohen zgjedhjet e reja të parakohshme në në prill të 2016. Këtë e deklaroi eurokomisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn pas negociatave disaorëshe që u zhvilluan sot me liderët e katër partive politike në Shkup.
Eurokomisioneri Hahn deklaroi se përfundimisht është arritur marrëveshje për organizimin e zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, detajet për ate se kush do të organizojë zgjedhjet dhe kush do të jetë në krye të Qeverisë do të diskutohen në një takim të radhës që do të zhvillohet në Bruksel gjatë javës së ardhshme, shkruan Ina.
Hahn deklaroi se takimi ka qenë konstruktiv dhe se sipas tij, deri në mbajtjen e zgjedhjeve do të pastrohet lista zgjedhore, dhe do të mundësohet një atmosferë për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Katër liderët e partive politike mbështetën deklaratën e eurokomisionerit Hahn. Nuk janë dhënë detaje tjera nga takimi që ka zgjatur rreth tetë orë.
Sigal