Hahn mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal

502
Në samitin e Triestes kanë nisur të mbahen tryezat e para të nivelit teknik mes përfaqësuesve nga vendet respektive pjesëmarrëse.

Gjatë fjalës së tij, komisioneri i zgjerimit, Johanes Hahn, e vuri theksin tek Zona Ekonomike Rajonale, term i cili i referohet idesë për krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik me qëllim rritjen e shkëbimeve tregtare mes vendeve të rajonit.

Hahn u shpreh se sot liderët do të mbështesin projektin e krijimit të tregut Ballkanit prej 20 milionë njerëzish.

Sipas Hahn, ky projekt do të krijojë vlera si dhe do të lejojë kalimin e lirshëm të mallrave dhe shërbimeve.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin e konsideron themelimin e një zone të tillë ekonomike si një përgatitje e shkëlqyer për t’u bërë më pas pjesë e tregut të përbashkët europian.

Gjatë forumit të biznesit, palët firmosën gjithashtu një deklaratë të përbashkët e cila konfirmon vullnetin e palëve për të vijuar punën në këtë drejtim.
Sigal