Hahn kërkon përparime urgjente të marrëveshjeve politike, në Maqedoni

430
Sigal

Në Shkup do të takohem me të gjitha partitë politike për të bërë presion për përparimin urgjent të marrëveshjes politike, njoftoi eurokomisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, para vizitës së sotme në Maqedoni. Hahn shkon në Shkup për zhbllokimin e negociatave për zbatimin e marrëveshjeve politike të 2 qershorit dhe 15 korrikut.

Është parashikuar që Hahn të ketë takime të ndara me liderët e partive politike të përfshira në negociata, ndërsa nuk është përjashtuar edhe një takim i përbashkët. Komisioni Evropian po ndjek zhvillimin e ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë dhe kërkon që katër partitë politike t’i përmbahen zbatimit të marrëveshjes që i dha fund krizës politike në vend.