Hahn: Europa do të jetë e bashkuar vetëm pas pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

528
Bashkimi i Europës, që ka filluar në vitin 1989, do të jetë i plotë vetëm pas pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në union, një proces i fokusuar në shtetin e së drejtës, si baza dhe themeli i BE-së, dhe kjo presupozon zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve dypalëshe që janë ende të hapura në rajon, deklaroi sot në Beograd, komisioneri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn.
Gjatë një konference mbi perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, Hahn theksoi se Bashkimi Europian përbën një projekt të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies që mund të jetë realizohet plotësisht vetëm me përfshirjen e Ballkanit Perëndimorët në union, raporton ata.
“Anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm qëllimi i vendeve të rajonit por edhe i vetë Bashkimit Europian. Përmes kësaj strategjie , të njoftuar të martën në Strasburg, i kemi ofruar Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit një perspektivë dëshmuese për anëtarësim në BE deri në vitin 2025“, shtoi Hahn.
Sigal