“Hack”-erët shqiptarë sulmojnë faqen e Këshillit Bashkiak të Falmouth-it

66
Faqja e internetit e Këshillit Bashkiak të Falmouth-it në Britani është “hack”-uar ditën e shtunë. Sipas mediave britanike, përgjegjës për këtë sulm kibernetik është një grup “hacker”-ësh shqiptarë të njohur ndryshe me emrin “NofawkX-Al”. Menjëherë sapo hapej faqja e Këshillit Bashkiak të Falmouth-it, shfaqej stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa përmes një video dëgjohej himni jozyrtar i Kosovës “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” i shkruar nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Personat që kishin “hack”-uar faqen e internetit kishin lënë gjithashu edhe një mesazh drejtuar të gjithë qeverive në të gjithë shtetet e botës.