Habiti Australinë me gjestin e tij, flet shqiptari që gjeti 6 mijë USD në tren: Për asnjë moment nuk mendova t’i mbaja

597
Adem Gashi është shqiptari që habiti Australinë me gjestin e tij. Ai gjeti një çantë me 6250 dollarë në tren dhe ia ka kthyer pronares.
Gashi e ka gjetur çantën mëngjesin e sotëm në trenin e Sidneit dhe nëpërmjet televizionit Channel 7 arriti të gjente zonjën që e kishte harruar atë. Ajo ishte Widow En Huynh, 72 vjeçe e cila u gëzua shumë pasi mori paratë e saj.
Adem Gashi kishte 13 vite që jeton dhe punon në Australi.
Adem Gashi: “Zonja u ul pranë meje në tren, ndërsa nuk qëndroi aty më shumë se 1 minutë dhe u ngrit sërish. Sapo ajo doli unë pash çantën dhe u mundova të trokisja në dritare dhe t’ia jepja atë, por treni u nis dhe nuk munda. Më pas zbrita pas 3 stacionesh. Kërkova për ndonjë kontakt në çantë, por nuk gjeta gjë, vetëm disa çelësa makine. Ndërsa gjeta dhe një çantë të vogël me para. Për asnjë moment nuk kam menduar që t’i mbaja paratë. Përkundrazi, kur pash çelësat e saj më erdhi shumë keq, pasi kjo gjë më ka ndodhur edhe mua. Pasi dola nga treni, kontaktova një televizion dhe me ndihmën e tyre gjeta zonjën. Nuk njoftova policinë pasi doja t’ia jep vetë paratë zonjës. Ishte një ndjesi mjaft e bukur kur arrita ta gjej dhe t’i dorëzojë çantën”
Sigal