Habit Kim Jong Un, bën fushatë për të bashkuar Gadishullin Korean

83
Koreja e Veriut doli të enjten në një njoftim të pazakontë mediatik për të gjithë koreanët brenda dhe jashtë vendit, duke u bërë thirrje që të jenë të bashkuar pa ndihmën e vendeve të tjera, shkruan USA Today.
Media shtetërore koreanoveriore e liderit Kim Jong Un nënvizoi se të gjithë koreanët, të Veriut dhe të Jugut duhet të duhet të nxisin kontaktet, udhëtimet dhe bashkëpunimet mes dy Koreve për një Gadishull Korean të bashkuar.
Në njoftimin mediatik thuhej gjithashtu se Peniani do ti mposhtë të gjitha sidat që janë kundër ribashkimit të Gadishullit.
Njoftimi që vjen pas takimit të përbashkët mes dy qeverive, bëri thirrje që koreanët të bëjnë përpjekje energjike për të zbutur tensionet ushtarake, me qëllim krijimin e një atmosfereje të paqtë në gadishullin Korean.
Ndërkohë nga ana tjetër, Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, përmes një interviste në Davos të Zvicrës, paralajmëroi se Seuli i ka përgatitur të gjithë skenarët e mundshëm, në rast se Peniani zhvillon një tjetër test bërthamor.
Deklaratat e Ministres së Jashtme koreano-jugore vijnë, ndërkohë që dy vendet e Gadishullit Korean po zhvillojnë mes tyre një sërë bisedimesh dhe vizitash në kuadër të Olimpiadës Dimërore muajin e ardhshëm.
Kang Kyung-Wha ndodhet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës për të diskutuar bisedimet mes dy Koreve dhe për të rritur ndërgjegjësimin e Olimpiadës.