Gunnar Köhne/ Njё vizitё nё kohё tё papёrshtatshme

1643
Vizita e kancelares Merkel nё Turqi i vjen pёr mbarë AKP-sё nё pushtet dhe u hedh hi syve forcave demokratike. Qё Turqia ёshtё vёrtetё e gatshme tё bashkёpunojë pёr krizёn e refugjatёve, pёr kёtё ka dyshim Gunnar Köhne.
Imazhi duhej tё pёrҁonte njё mesazh tё qartё: nga njёra anё aplikuesja pёr ndihmё dhe nga ana tjetёr burri i pushtetshёm nё avantazh. Me vёshtrim tё zymtё, njёrёn dorё hedhur lirshёm nё mbёshtetёsen e kolltukut me armaturё tё veshur me ar presidenti turk ishte ulur pranё kancelares Merkel, e cila vёshtronte me dёshpёrim, ndёrsa ai mezi ia hidhte sytё.
Nёse vizita e kancelares nё fund vёrtetё ishte njё kontribut, qё nё radhё tё parё e shfrytёzoi qeveria nё Ankara, kёtё do ta tregojnё javёt e ardhёshme. Sepse ka pasur vetёm deklarata boshe dhe asnjё premtim konkret. Ankaraja u shpreh e gatshme tё pёrpiqet pёr t’i penguar refugjatёt qё pёrmes saj kalojnё nё Europё. Kёtё do ta bёjё me paratё dhe me ndihmёn e Bashkimit Euopian.
Por se si do tё realizohet kjo, ёshtё e paqartё po t’i hedhёsh njё vёshtrim hartёs. Kufiri 800 km. me Sirinё mund tё kontrollohet po aq pak me efikasitet sa edhe bregu i thyer i Egjeut mes Turqisё dhe Greqisё. Edhe ideja, pёr krijimin bashkarisht tё kampeve tё tranzitit, prej nga kontigjenteve tё caktuara tё refugjatёve mund t’u lejohet udhёtimi i mёtejshёm drejt Europёs, ёshtё jo realiste. Vetёm njё pjesё e vogёl e dymilionё rёfugjatёve sirianё nё Turqi vazhdon tё jetojё ende sot nё kampet pёrgjatё kufirit, shumica e tyre pёrpiqen ta gjejnё fatin e tyre nё qytetet e mёdha turke, ose duan ta vazhdojnё udhёtimin mё tej. Si mund tё sillen kёta njerёz sёrish nё kampe? Me detyrim?
Simbolikё dominuese
Pёr lёshimet e Turqisё nё “zbutjen” e problemit tё refugjatёve kancelarja ofron nё emёr tё BE-sё lehtёsimin e vizave pёr shtetasit turq. Ndёrkohё qё lehtёsi nё dhёnien e vizave ekzsiton pёr grupe tё caktuara profesionesh si biznesmenё apo artistё. Merkel deklaroi, se praktikisht bisedimet e antarёsimit me BE-nё qё kanё mbetur pezull do tё rifllojnё – qysh sivjet do tё hapet njё kapitull i ri. Edhe kjo nuk ёshtё mё shumё se sa simbolikё. Vendimtare pёr procesin e antarёsimit nuk ёshtё se sa kapituj biedimesh hapen, por se sa syresh mund tё pёrmbyllen me sukses. Nё dhjetё vitet e fundit nuk ёshtё pёrfunduar asnjё kapitull.
Ankaraja nuk do tё shpallet si njё vend i tretё i sigurtё, nё tё cilin refugjatёt mund tё rikthehen, por do tё jetё njё vend “i sigurtё origjine”. Por a ёshtё Turqia e tillё? Sipas mendimit tё Angela Merkelit po – gjatё vizitёs sё saj nё Stamboll ajo e bёri sёrish tё qartё kёtё. Tek e fundit bёhet fjalё pёr njё partner tё NATO-s dhe njё kandidat pёr antarёim nё BE. Vetёm se: Turqia ka qenё anёtare e NATO-s edhe gjatё periudhёs brutale tё juntёs ushtarake nё vitete1980. Dhe bisedimet e antarёsimit me BE-nё nisёn nё vitin 2004 nё njё kohё kur Turqia ndёrmori reforma tё rrёnjёsishme dhe qeveria Erdogan negocionte me kurdёt pёr paqen.
Ndёrsa sot njёmbёdhjetё vjet mё vonё imazhi ёshtё krejt i ndryshёm: lufta civle mes partisё sё ndaluar kurde PKK dhe shtetit ka shpёrthyer sёrish dhe manipulimi i shtypit ёshtё kaq flagrant, sa organizatat ndёrkombёtare janё tё alarmuara. E tek e fundit: terrori nё rrugё kёrcёnon ta kthejё Turqinё nё njё vend “normal” për Lindjen e Mesme.
Apeli humbet jehonёn i padёgjuar
Njё “vend i sigurtё origjine” ka pamje tjetёr, thonё edhe 100 intelektualёt turq, qё iu drejtuan mё parё me njё letёr tё hapur kancelares. Ata i kёrkonin Merkelit tё mos pranojё pёr hir tё pёrfitimit tё vet nё politikёn e brendёshme, qё nё Turqi shkelen vlerat europiane dhe e drejta e lirisё sё shprehjes dhe shtypit tё lirё. “Mos lejoni qё vizita juaj tё duket si mbёshtetje pёr luftёn elektorale”, apelojnё ata. Ata si sedhe humё demokratё tё tjerё turq u zhgёnjyen. Tё drejtat e njeriut kancelarja nuk i pёrmendi me asnjё fjalё nё konferencёn e shtypit. Dhe kryeministri Ahmet Davutoglu pas kёsaj shkoi i kёnaqur nё njё miting elektoral. (Marrë nga DW)
Sigal