Grushtoi dhe dhunoi seksualisht gruan e tij, arrestohet emigranti shqiptar në Itali

449
Një shqiptar ka përfunduar në polici në Itali, pasi është denoncuar për dhunë të vazhdueshme fizike dhe seksuale ndaj gruas së vet, edhe ajo shqiptare.

Sigal

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Cuneo, ku karabinierët kanë nisur hetimet për dhunë fizike dhe seksuale ndaj një shqiptari 43-vjeçar.

Ai ishte i papunë dhe akuzohet se dhunonte në vazhdimësi gruan e tij, një kamariere 36-vjeçare. Hetimet nisën pas një episodi të fundit kur ai e kishte grushtuar gruan. Më pas u zbulua kalvari i vuajtjeve të gruas, e cila ishte e dhunuar.

Gruaja ka dëshmuar se përpos dhunës fizike, burri e detyronte gruan për raporte seksuale me dhunë dhe kundër dëshirës së saj.