Grushti i shtetit arreston edhe 85 punonjës të Ministrive

583
Prokurori turk ka lëshuar 85 urdhër-arreste të reja për punonjës të Ministrisë së Energjisë dhe Arsimit, si pjesë e hetimi të rrjetit të kryesuar nga imami Fethullah Gulen, i konsideruar nga Ankaraja zyrtare përgjegjës i tentativës për grusht shteti me 15 korrik të vitit të shkuar.

Lajmi u njoftua nga CNN turk. Rreth 50.000 persona janë arrestuar deri tani nga autoritetet turke si mbështetës të Gulen.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Uashington, do ti kërkojë homologut të tij amerikan Donald Trump ekstradimin e Gulenit.
Sigal