Grupi gjerman i mjedisit BUND/ Mbi 650 kompani shkelin ligjet evropiane të sigurisë kimike

89

Më shumë se 650 kompani po shkelin ligjet evropiane të sigurisë kimike, sipas një hetimi nga grupi gjerman i mjedisit BUND. Si rezultat, kimikate potencialisht të dëmshme mund të gjenden në ushqim, kozmetikë dhe lodra.

“Kompanitë kimike e kanë shpërfillur ligjin për vite me radhë, duke shitur substanca që mund të shkaktojnë kancer hormonal, çrregullime të trurit dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore”, tha oficeri i politikës kimike të “BUND”, Manuel Fernandez.

“BE dhe autoritetet kombëtare duhet të marrin masa të shpejta.” – shtoi ai.

Agjencia Europiane e Kimikateve (ECHA) pranoi se ka qenë i njohur fakti se kompanitë i kanë shkelur ligjet e sigurisë kimike në nëntor, duke hetuar 700 kimikate të përdorura gjerësisht dhe duke gjetur se dy të tretat e tyre thyen “REACH”, rregullorja kryesore e sigurisë e agjencisë.

Raporti i “BUND”, i botuar të martën, emëron disa prej kompanive përgjegjëse, dhe identifikon disa nga substancat potencialisht vdekjeprurëse.

Një total prej 654 kompanish nuk po kryejnë kontrollet e kërkuara të sigurisë të mandatuara nga REACH, sipas raportit. Disa nga kompanitë e përmendura në të janë tashmë të njohura për skandale të sigurisë – të tilla si Bayer, që aktualisht përballet me më shumë se 11,000 padi, pasi gjykatat amerikane dhe evropiane kanë zbuluar se një përbërës në prodhimet e kësaj kompanie, shkaktoi raste të shumta kanceri.

Të tjerë – si L’Oreal, Michelin, gjigandi ushqimor DSM dhe prodhuesi i ilaçeve Merck – prodhojnë produkte me të cilat njerëzit kanë kontakte çdo ditë.

Disa nga kimikatet që gjenden në mallrat e përditshme përfshijnë dibutil ftalat, një plastifikues i përdorur në dysheme, lodra, lëkurë, letër dhe karton që është shumë toksik për jetën ujore dhe mund të dëmtojë fëmijët e palindur dhe të ulë pjellshmërinë.

Produkt tjetër është acetat metil, një kimik që mund të shkaktojë përgjumje, marramendje dhe acarim të rëndë të syve. Methyl acetate gjendet zakonisht në ngjitëse, produkte pastrimi dhe kozmetikë.

Trichlorethylene, një kimik industrial, mund të ekspozojë punëtorët në acarime serioz, dhe mund të shkaktojë kancer dhe defekte gjenetike. Analiza e sigurisë për këtë substancë gjithashtu mungon ose nuk është e plotë. BUND identifikoi 940 kimikate të dyshimta, por nuk mundi të verifikonte statusin e pajtueshmërisë për rreth 700./Monitor