Gruevski: Zgjedhja e prokurores së re në afatin e duhur

454
Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski u shpreh i kënaqur me zgjedhjen e prokurores së re në afatin e duhur dhe sipas marrëveshjes politike. Ai potencoi se prokurorja Janeva, do ketë përkrahjen maksimale të qeverisë.
“Kënaqësi nga ligji dhe personi i cili është një profesionist i vërtetë me trajnime ndërkombëtare dhe nga përvoja tregon se bëhet fjalë për person i cili në mënyrë profesionale mund të përballet me sfidat. Do ta ketë përkrahjen e plotë, dëshirojmë që në mënyrë sa më transparente dhe efikase ta realizoj detyrën. Mendoj se me përzgjedhjen arritëm që të pengojmë çdo tension dhe në një farë mënyre ti ndalojmë spekulimet se nuk kemi dëshiruar marrëveshje. Nga ana jonë ne kemi qenë plotësisht korrektë”, ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski për Sitel. Prokurorja, Katica Janeva, u zgjodh sot zyrtarisht si Prokurore Speciale e Maqedonisë.
Sigal