Gruevski zëvendëson 3 ministrat e dorëhequr, Ahmeti nuk lë qeverinë

490
Vetëm disa orë pas dorëheqjeve të tre ministrave të qeverisë së Maqedonisë, pas ngjarjeve në Kumanovë, kryeministri Nikolla Gruevksi ka vendosur t’i zëvendësojë. Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski ka caktuar për sot në orwn 13:00 seancën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar.
Mbrëmjen e së martës dhanë dorëheqjen ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, ai i Transporteve Mile Janakievski, ministri i Financave Zoran Stavreski si dhe shefi i Shërbimeve Sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov. 
Dorëheqjet vijnë pas ngjarjes në Kumanovë ku mbetën 22 të vrarë, prej të cilëve tetë pjesëtarë të policisë. 
Mediat në Shkup thonë se pritet edhe dorëheqja e Prokurori Publik, Marko Zverlevsk si dhe e anëtarëve të tjerë të Qeverisë. Nuk ka asnjë informacion nëse do të ketë dorëheqje të ndonjë prej ministrave shqiptarë të partisë së Ali Ahmetit.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi ka komentuar dorëheqjet e para të Qeverisë, ku tha se ky nuk është qëllimi i partisë së tij, por ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit.
Por nga këto zhvillime duket se një gjë është e sigurt, që vetë Kryeministri Nikolla Gruevski duket se nuk ka asnjë plan për të dhënë dorëheqje, pa të cilin opozita thotë se nuk ka zgjidhje të krizës politike që ka mbërthyer vendin prej kaq kohësh.  
Sigal