Gruevski shpërthen ndaj Zaevit dhe Ahmetit: Do destabilizojnë vendin

473
LSDM­ja dhe BDI­ja dëshirojnë që të bëjnë defaktorizim të popullit maqedonas. Ajo që tani po ndodh tregon se LSDM­ja është fuqimisht e hyrë në qëllimin që ta ridefinojë Maqedoninë.
Por duhet të potencoj se VMRO­DPMNE-­ja dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të qëndrojë fuqishëm në cilën çdo situatë në mbrojtjen e shtetit dhe të interesave nacionale”, tha kryetari i VMRO­DPMNE­së, Nikolla Gruevski, duke e vlerësuar situatën me bisedimet për formimin e Qeverisë së re.
I tregojmë çdokujt që dëshiron të luajë me interesat shtetërore dhe nacionale se në këtë shtet ka edhe të tjerët, të cilët mendojnë në ato interesa dhe të cilat janë të gatshëm të luftojnë për ato interesa shtetërore dhe nacionale. Atë që mund ta shohim, tha Gruevski, është tentativa e LSDM­së dhe BDI­së që të bëjnë defaktorizim të maqedonasve, të popullit maqedonas dhe të bashkësive të tjera etnike si turqit, serbët, vllehët, romët etj.
Kryetari i VMRO­DPMNE­së theksoi se ajo që tani nga LSDM­ja pohojnë se Kushtetuta nuk do të ndryshohet është vetëm për shkak të faktit që, siç tha, e dinë ajo pa VMRO­DPMNE­në nuk mund të ndryshohet. Gruevski shtoi se vazhdojnë me vëmendje ta përcjellin situatën dhe se komunikojnë me të gjithë që është e nevojshme.
Sigal