Gruevski mund të jetë larguar nga Hungaria, destinacioni Rusia ose Turqia

452
Sigal

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski mund të jetë larguar edhe nga Hungaria.

Media bullgare “Focus” thotë se sipas burimeve të pakonfirmuara, një zyrtar i VMRO-DPMNE ka thënë se Gruevski tashmë ka lënë Hungari dhe destinacioni përfundimtar mund të jetë Rusia ose Turqia.

Nikola Gruevski u arratisur nga Maqedonia dhe nëpërmjet Shqipërisë shkoi në Hungari, ku edhe kërkoi azil politik.

Qeveria hungareze, pas këtij veprimi, u akuzua nga mediat se ka shkelur ligjin duke kaluar ilegalisht ish-kryeministrin Gruevski.