Gruaja vret djalin e birësuar, e mbyt në vaskë

461
Një grua vret djalin 12- vjeçar që kishte birësuar, duke e mbytur në vaskën e banjës së apartamentit ku jetonin. Tara McNeill Palajac, një grua 51- vjeçare nga California, gjatë pyetjes nga policia rrëfeu vrasjen e djalit.
Fillimisht ajo kishte thënë se kur ishte kthyer nga puna, të mërkurën, e kishte gjetur në vaskë trupun e djalit. Por shenjat në trupin e të miturit shtuan dyshimet te policia, duke u thelluar në pyetje ndaj gruas, e cila më në fund pranoi krimin.
Nuk ështe ende i qartë motivi i vrasjes, ndërsa fqinjët thonë se ishte një familje normale.
Sigal