Gruaja vdes nga kafshimi i maces

574
Një grua japoneze vdiq vitin e kaluar nga një sëmundje e bartur nga rriqrat pasi që ishte kafshuar nga një mace endacake, njofton Ministria e Shëndetësisë e Japonisë, në atë që mund të jetë transmetimi i parë i këtij lloji nga gjitari në njëri.

Gruaja e paidentifikuar, në të 50-at e saj, po e ndihmonte macen e sëmurë kur u kafshua.

Tetë ditë pas kafshimit, ajo vdiq nga ethet të forta me sindromë trombocitopenia (SFTS), e cila bartet nga rriqrat.

Pas nuk është vërejtur ndonjë pickim nga rriqri, doktorët besojnë se sëmundja mund të jetë bartur nga macja.

“Asnjë raport për raste të transmetim kafshë-njëri nuk është bërë deri më tani,” ka thënë ministria japoneze, shkruan AFP.

“Ende nuk është konfirmuar se virusi ka ardhur nga macja, por është e mundur që ky është rasti i parë,” thotë tutje kjo ministri.

SFTS është një sëmundje relativisht e re infektuese që është shfaqur në Kinë, Kore dhe Japoni.
Sigal