Gruaja rrëfen ferrin e përjetuar brenda një arkivoli për shtatë vjet

608
Sigal

Një grua ka treguar tmerrin e të jetuar shtatë vite e rrëmbyer nga një çift, të cilët e mbanin atë në një arkivol poshtë shtratit dhe e nxirrnin vetëm kur donin të abuzonin seksualisht më te.

Kolen Stan, 20-vjeçe atëherë, mendoi se nuk do të kishte asnjë problem nëse bënte autostop, që dikush ta merrte në makinë, në mënyrë që të shkonte tek festa e ditëlindjes së të dashurit. Një çifti i ri me një fëmijë, ndaluan dhe e morën atë. Por çifti, në vend që ta çonin në vendin ku bëhej festa, e dërguan atë në shtëpinë e tyre. Ata e mbanin në një arkivol për 23 orë në ditë dhe e nxirrnin për ta përdhunuar, apo torturuar.

E detyruan atë të nënshkruante një kontratë “skllevërish”, nënë kërcënimin se do ta vrisnin. Në rrëfimin e saj, ajo kishte pranuar se kur kishte hipur në makinën e tyre kishte pasur një ndjesi ët çuditshme, por e kishte lejuar veten të mendonte se kjo ndodhte për faktin se nuk i njohtë dy të rinjtë.

Ajo ka rrëfyer se më pas e lidhën, i vendosën një kuti në kokë dhe e dërguan ën shtëpi.

“Ata më lidhën, më përdhunuan dhe më pas festuan kapjen time duke bërë seks para meje. Isha e tmerruar, prisja vetëm momentin se kur do të më vrisnin.

Nuk më jepnin ushqim dhe ujë. Çdo natë më nxirrnin, abuzonin me ua, më digjnin në trup dhe më rrihnin. Më thanë se nëse do të përpiqesha të arratisesha do të më gozhdonin. Isha e tmerruar, më detyruan të shkruaja dhe një kontratë skllavërie. Pas disa vitesh më lejuan të dilja më shpesh nga arkivoli, të kujdesesha për dy fëmijët e tyre dhe të punoja në kopsht, por kisha shumë frikë t’ia mbathja”, ka thëne ajo.

Gruaja i kishte treguar asaj më pas se edhe ajo kishte vuajtur nënë torturat e të shoqit dhe se kishte nënshkruar një kontratë që e detyronte atë të rrëmbente njerëz. Ishte vetë ajo që e denoncoi të shoqin, ndërsa pas 7 vitesh Colleen Stan, u la e lirë. Historia ka ndodhur vite më parë, por tani do të realizohet edhe një film pas rrëfimit të saj, me titullin “Vajza në kuti”