Gruaja që ka rënë në dashuri me një stacion treni

484
Një grua ka rënë në dashuri me një stacion treni. Carol Santa Fe është dashuruar me stacionin e trenit në Santa Fe që në moshën 9-vjeçare dhe e ka bërë zyrtare dashurinë e saj në vitin 2015.

Nëpërmjet një postimi internet ajo ka shkruar “Unë jam dashuruar me këtë ndërtesë” dhe ka deklaruar se është martuar me të në vitin 2015 dhe ka festuar përvjetorin e parë gjatë Krishtlindjeve.

45-vjeçarja udhëton çdo ditë 45 minuta me autobuz për të kaluar kohë me ndërtesën.

Ajo e ka quajtur stacionin Daidra dhe e konsideron atë një vajzë.

“Kur e prek e ndjej atë, ajo më përqafon dhe më puth mua,”-është shprehur Carol, raporton Daily Mail.

Carol e konsideron veten “objectum sexual”, një person të tërhequr seksualisht nga sendet dhe ndërtesat.

Është ngritur një debat mjaft i madh botëror nëse ky fenomen është seksualizëm apo gjendje mendore.
Sigal