Gruaja e dëshpëruar në spital, në vend të shkumës së flokëve përdori atë të ndërtimit

493
Një grua ka përfunduar në spital për një ngatërresë të vogël, por që mesa duket do t’i kushtojë asaj flokët. Në vend që të përdorte shkumën për t’i dhënë formë flokëve të saj, gruaja rreth të 50-ave ka vendosur gabimisht shkumën që përdoret për ndërtim. 
Daily Mail shkruan se gruaja është nga Evropa Lindore, ndërsa fotoja e saj duke pritur në hollin e spitalit me shkumën e ndërtimit mbi kokë ka bërë xhiron e botës. 
Ashtu si kushdo që kujdeset për pamjen, edhe gruaja “misterioze” ka dashur të shfaqet sa më e paraqitshme, pasi sic thonë “flokët janë gjysma e bukurisë”.
Teksa qëndron ulur në stolin e pritjes, në fytyrën e gruas shihet edhe zhgënjimi nga “aksidenti” i vogël me shkumë, që mesa duket do t’i kushtojë prerjen e flokëve. 
Sigal