Groposni Euron, riktheni Dhraminë, propozimi i Yanis Varoufakis

505
Sigal

Ish ministri i Financave, Yanis Varoufakis, i bën thirrje Greqisë të braktisë euron dhe të përgatitet të rikthejë Dhraminë pasi doli nga kriza e borxhit.

Që prej 2009 një numër qeverish greke u përpoqën të luftonin një kolaps ekonomik dhe të përjashtoheshin nga Eurozona.

Për herë të parë në tetë vjet, Greqia tani është e lirë për të huazuar të holla në tregjet financiare.

Duke diskutuar përfundimin e programit të tretë të shpëtimit, Varoufakis tha: Për pjesën më të madhe të kësaj dekade Greqia ka përjetuar katastrofën më të madhe ekonomike në kohë paqeje që nga Depresioni i Madh. Kjo është arsyeja që është absolutisht e domosdoshme që vendi të përgatitet për të kthyer monedhën kombëtare” shkruan express.co.uk.

Ish ministri grek i financave ka qenë gjithmonë një kundërshtar i flakët i programit të Eurozonës për shpëtim, i cili ishte hartuar për t’i ndihmuar këtij vendi që të përballet me krizën e borxheve.

Së bashku me ndihmën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kreditë që i janë dhënë Greqisë nga viti 2010 kapin vlerën e më shumë se 260 miliardë eurove.

Megjithëse Brukseli do të vijojë të ketë sytë drejt Athinës dhe Mario Centeno, kreu i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit deklaroi se Greqia “tani mund të qëndrojë në këmbët e veta”

Ai shtoi: Kjo ishte e mundur falë përpjekjejeve të jashtëzakonshme të popullit grek, bashkëpunimit të mirë të qeverisë aktuale greke dhe mbështetjes së partnerëve europianë përmes kredive dhe lehtësimeve të borxhit.

Ndërkohë lehtësimi i borxhit që u arrit në marrëveshje me partnerët e Greqisë në Eurozonë, në qershor, dhe që parashikon zgjatjen e afateve të shlyerjes të disa kredive dhe reduktimin e interesave për kredi të tjera, në kombinim me një “jastëk” sigurie prej 24 miliardë euro, do të ndihmojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së borxhit në plan afatmesëm dhe do ta bëjë me të lehtë aksesin e Greqisë në tregjet ndërkombëtare.