Grindet me babain, ia vret 239 dhi

452
Grindja mes djalit dhe babit në Turqi ka përfunduar me vrasjen e 239 dhive. Agjencia e lajmeve “Anadolu”, shkruan se ngjarja ka ndodhur në fshatin Derekoy, por arsyeja e vrasjes së dhive ende nuk dihet. Erol Kazim në një prononcim për mediet turke ka thënë se biri i tij ka vrarë të gjitha dhitë pas një grindje që e kishin pasur me njëri-tjetrin. I biri i Kazimit është arrestuar nga policia, por është lënë i lirë pas kërkesës së babait të tij.
Sigal